Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 informacione te ndryshme

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:22 am

Refuzon punėn prej 100 mijė paundėsh qė tė diplomohet pėr suvatim

Britani - Njė studente refuzoi ofertėn prej 100 mijė paundėsh, nė mėnyrė qė tė trajnohet nė fushėn e suvatimit. Gemma McCoyd kohėt e fundit u diplomua nė matematikė, por refuzoi ofertėn si eksperte sigurimesh nė njė firmė londineze. Gemma, nga Halstead nė Essex, zbuloi interesin pėr llaēin dhe suvanė nė njė kurs arti, ndėrsa studionte pėr diplomėn nė SHBA. Ajo thotė pėr “The Sun”: “Disa njerėz mendojnė se jam e ēmendur, por dua tė bėj atė qė dua, pėrndryshe do tė pendohem. Do tė mėrzitesha nėse qėndroja gjithė ditėn nė zyrė, ndėrsa tani dekoroj shtėpi. Klientėt e dinė se punėn do ta pėrfundoj me pasion”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:24 am

90-vjeēarja diplomohet me master pėr shkencė

Dekani i universitetit Hofstra thotė se njė 90-vjeēare e meritoi ceremoninė madhėshtore tė diplomimit, pasi pėrfundoi masterin nė kolegjin e Nju Jorkut. Presidenti i Hofstra-s, Stuart Rabinowitz thotė se Roslyn B. Klein u detyrua tė mungojė nė ditėn e diplomimit, pėr shkak tė vdekjes sė bashkėshortit, megjithatė shkolla vendosi t’i organizojė njė ceremoni private. Qytetarja e moshuar, mori diplomėn e masterit pėr shkencė. Universitetin e pėrfundoi nė vitin 1960, por u largua nga shkolla pėr t’iu pėrkushtuar familjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:26 am

Ēifti martohet nė krahėt e dy aeroplanėve
BRITANI - Njė ēift guximtar u martua nė 1 mijė kėmbė lartėsi, nė krahėt e dy aeroplanėve. Famulltari George Brigham kreu ceremoninė e martesės sė Darren McWalters, 24-vjeēar, i cili ishte lidhur nė majėn e krahut tė njė aeroplani, ndėrsa gruaja 23-vjeēare, Katie Hodgson, e veshur me fustanin tradicional, ishte nė krahun tjetėr tė njė avioni identik. George Bringham ishte nė aeroplanin e tretė, para tė dyve dhe martoi ēiftin duke folur pėrmes altoparlantėve. Ceremonia, e cila ėshtė pezulluar dy herė pėr shkak tė motit tė keq, ndodhi nė fushėn Rendcomb, pranė Cirencester nė Gloucestershire.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:27 am

IZRAEL / familja merr 4 tė tjerėt, harron vajzėn 3-vjeēare nė aeroport

Stafi nė njė aeroport nė Izrael gjeti nė vajzė 3-vjeēare tė vetme nė njė dyqan, pasi prindėrit e saj kishin hipur aksidentalisht nė avion pa tė. “Prindėrit hipėn nė fluturimin pėr Paris nga aeroporti Ben Gurion, me katėr nga pesė fėmijėt”, shkruan “BBC”. Prindėrit nuk e kuptuan gabimin, derisa kapiteni i avionit i informoi ata pas zbritjes. Vajza u nis me fluturimin tjetėr pėr nė Paris. Prindėrit do tė merren nė pyetje kur tė kthehen nė Izrael. “Ėshtė normale qė pasagjerėt qė nxitojnė tė harrojnė bagazhet, por asnjėherė fėmijė. Kjo s’ndodh kurrė”, thotė njė zyrtar i policisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:30 am

10-vjeēari zbulon mamanė pėr paratė false

SHBA – Njė 10-vjeēar nga Bakersfield, Kaliforni u tha policėve se nėna e tij i kishte nxjerrė paratė nga kompjuteri. Gruaja rrezikon tė dėnohet pėr falsifikim parash dhe kartash identiteti kur djali u tregoi tė vėrtetėn policėve. Sipas tė dhėnave nė rajonin e kontesė Kern, djali u dha policėve paratė false tė prodhuara nga nėnat e tij. Fėmija gjithashtu u tha hetuesve se ajo kishte edhe njė kompjuter me tė cilin prodhonte karta identiteti. Policėt konfiskuan hard diskun e kompjuterėve, skanerė dhe printerė. Gruaja 33-vjeēare do tė dalė nė gjyq ditėn e premte. Ajo pėrballet me disa akuza dhe rrezikon deri nė 20 vite burg.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:31 am

Gazeta shkruan keq emrin e saj nė faqe tė parė

SHBA – Tė gjithė e dimė shumė mirė se njerėzit qė jetojnė nė shtėpi prej qelqi nuk duhet tė hedhin gurė. Njė gazetė nė New Hampshire shkroi gabim emrin e saj nė faqe tė parė. Gazetat e pėrditshme kanė plot gabime tė tilla, me tė cilat lexuesit argėtohen, por kjo ėshtė e veēantė. Revista “Neatorama” u ka dedikuar njė faqe tė tėrė gabimeve tė tilla dhe gazeta “New Hampshire Valley News” ka fituar ēmimin e parė pėr vitin 2008. Gabimi nuk u ka kushtuar mjaft shtrenjtė, pasi ka rritur publicitetin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:32 am

Restoranti “Robot” drejtohet nga dy ēifte binjakėsh identikė

KINĖ - Njerėzit ndihen mjaft tė hutuar sapo shkelin nė restorantin e drejtuar nga dy ēifte binjakėsh identikė. E vėrteta ėshtė se ata janė binjakė tė martuar me binjake. Vendasit i kanė vėnė nofkėn “restoranti i robotėve”, pasi nuk e kuptonin se si tė njėjtėn persona punonin nga mėngjesi nė mbrėmje. Njė gazetar nga “Today Morning Post” intervistoi tė zotin e restorantit dhe zbuloi tė vėrtetėn. Vėllezėrit binjakė 32-vjeēarė janė tė martuar me 2 motra binjake nga i njėjti qytet tre vite mė parė dhe hapėn restorantin “Yiwu” sė bashku.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:33 am

Angli, i arratisuri nuk duron, kthehet prapė nė burg

Njė i dėnuar qė u arratis nga njė burg i hapur nė Angli, u rikthye atje tre ditė mė vonė, sepse “jeta ėshtė mė e lehtė aty brenda”. Wesley Crawford, 42-vjeēar u zhduk pasi gardianėt i zbuluan njė telefon celular nė dhomė. Gazeta “The Sun” citon njė burim nga burgu tė thotė: “Nuk na besohej. Ėshtė e pabesueshme qė i burgosuri tė trokasė nė derė e tė thotė “mė merrni prapė”. Ai na tha se ishte shumė mė mirė brenda burgut se sa jashtė. I arratisuri e beson ende kėtė, edhe pse tani ėshtė transferuar nė njė burg tė mbyllur. Crawford ėshtė dėnuar me 12 vite burg pėr njė grabitje nė Stafford Crown. Nė burgun e Sudbury ai ha tre vakte, tė zgjedhura nga menuja sipas dėshirės, ka televizor nė dhomė, e cila nuk mbyllet asnjėherė. Nė ambientet e burgut ka palestėr, tavolinė pingpongu e lojėra tavoline.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:35 am

Itali, arrestohet dentisti qė s’ishte fare dentist

Njė italian qė ka jetuar deri mė sot duke ushtruar profesionin e dentistit ėshtė zbuluar kur pacientėt u ankuan nė polici. Ai pėrdorte njė turjelė qė e kishte sajuar vetė dhe njė palė pinca normale. Alvaro Perez, 40-vjeēar nga Ecuadori, pėrdori kaēavida dhe pajisje tė tjera mekaniku pėr tė kuruar pacientėt nė klinikėn e tij nė qytetit Sampierdarena, nė Italinė veriore. Policia thotė se Perez, i cili ėshtė akuzuar pėr mashtrim, nuk kishte kualifikime dentare, por me qindra klientė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
artist
Admin
Admin



Numri i postimeve : 38
Registration date : 17/08/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeTue Aug 26, 2008 11:37 am

Arabi Saudite, kėrkon divorcin se burri i ngriti vellon

Njė 50-vjeēare nga Arabia Saudite kėrkon divorcin nga burri, pasi ai i ngriti vellon pėr t’i parė fytyrėn ndėrsa ajo flinte. Pėr 30 vite, gruaja thotė se kurrė s’i ka treguar fytyrėn bashkėshortit, pėr shkak tė njė tradite tė fshatit tė saj pranė qytetit Khamis Mushayt. “Pas gjithė kėtyre viteve, ai provon tė bėjė njė gabim kaq tė madh”, thotė gruaja pėr median. Ajo thotė se burri i kėrkoi falje dhe premtoi se nuk do ta pėrsėrisė mė. Ky nuk ėshtė rasti i parė ku burri s’e ka parė fytyrėn e gruas. Rasti i fundit ishte ai i njė gruaje qė u divorcua pas 10 vitesh martese se burri i zbuloi fytyrėn. As ai dhe as fėmijėt s’e kishin parė ndonjėherė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Kur Seksi Kthehet Ne Ferr   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:51 am

LUSHNJE -Shkolla, klasa e saj, shtėpia, rrugėt qė kalon pėrditė dhe ku e njohin, i janė shndėrruar nė njė ferr. Shumica e tregojnė me gisht, tė tjerė cicėrojnė vesh mė vesh: Ja kjo vajza e videos seksi. Bėhet fjalė pėr vajzėn 16-vjeēare tė gjimnazit "18 Tetori" nė Lushnjė, tė cilėn i dashuri i vet e filmoi duke bėrė seks me tė dhe mė pas e pėrhapi nė celularėt e tė tjerėve, duke bėrė kėshtu qė lajmi tė marrė dhenė. Madje, megjithėse mundohen ta justifikojnė duke folur fjalė tė mira pėr nxėnėsen e tyre A.Gj, edhe mėsuesit pa dashje e pranojnė se e paragjykojnė qė nė komentin kur thonė: "Mos na e publikoni nė gazetė emrin e gjimnazit, pėr tė mos e njollosur atė". Po jo vetėm shoqėria ėshtė makthi i vajzės qė ra viktimė e hakmarrjes sė tė dashurit tė saj, pasi mė parė ajo e kishte lėnė njėherė. Nėna e saj zihet ēdo ditė e natė me tė. Ndėrsa frika se mos e marrin vesh babai dhe vėllai i saj qė ndodhet nė Itali si emigrantė, ėshtė makthi mė i tmerrshėm i saj. Megjithėse nuk mund ta ndėrpresė, shkollėn as qė do ta shohė me sy. Madje, dje ajo ka menduar nė mėsim. Me anė tė njė mikes sė saj, vajza ka mundur tė tregojė vetėm pak detaje nė telefon, ndėrsa nuk ka pranuar tė flasė nga afėr me askėnd.
Rrėfimi
Uron qė ēdo ditė qė kalon tė fshijė sadopak efektin e videos sė famshme qė ka gati 20 ditė qė e ka fundosur nė njė ferr tė vėrtetė. Ky ėshtė urimi qė tashmė pret nga tė gjithė ata qė i flasin apo e mbajnė afėr vajzėn gjimnaziste tė vitit tė dytė nė qytetin e Lushnjės, e cila ka kohė qė ėshtė bėrė objekt i bisedave tė tavolinave nė lokale dhe rrugė tė qytetit myzeqar. Por mė sė shumti nė shkollėn e saj, "18 Tetori". Njė ēast intim i filmuar, edhe pse pabesisht ka krijuar njė shok tė vėrtetė tek miqtė e vajzės 16-vjeēare dhe pėr mė tepėr tek nėna e saj. "Uroj qė kėtė gjė tė mos e marrė vesh babi dhe vėllai im, tė cilėt ndodhen nė Itali", - thotė mes pikėllimit vajza. Ajo rri nė ankth nė ēdo telefonatė qė bėhet prej pjesės tjetėr tė familjes nga jashtė, me frikėn se mos njė "bombė" qė ka plasur nė Lushnje mund tė jetė marrė vesh edhe andej. "Tani nuk ėshtė e vėshtirė qė si u pėrhap kėtu nė celularė tė shkojė dhe andej, prandaj jam nė ankth. Kur hap sytė nė mėngjes nga gjumi, dua t'i mbyll sėrish, pėr tė mos u ngritur dhe tė pėrballem me realitetin qė shoh ēdo ditė. Dua tė mos dal nė rrugė pėr njė periudhė kohe dhe tė mos mė shohė njeri deri sa tė harrohet ajo qė tė tjerėt kanė nė dorė pėr mua", - tregon ajo. Njė luftė e vėrtetė ka gati 20 ditė qė ka nisur nė familjen e saj, e cila kohė mė parė ėshtė shpėrngulur nga Divjaka pėr tė jetuar nė qytetin e Lushnjės. Ajo jeton me nėnėn e saj, ndėrsa i ati sė bashku me vėllain mė tė madh kanė emigruar nė Itali pėr tė siguruar mė shumė tė ardhura pėr ta. "Kur e ka marrė vesh nėna ime ka qenė njė tmerr i vėrtetė. Nuk di si ta shpjegoj. Ajo ndihet shumė e tėrbuar dhe ka tė drejtė pėr kėtė", - thotė vajza. Nėna e adoleshentes, e cila e ka marrė vesh nga fjalėt e tė tjerėve, por qė nuk e ka parė vetė videon, ēdo ditė dhe ēast shpreh dufin dhe turpin mbi vajzėn e saj duke e sharė dhe i kėrkuar pse-nė, e cila nuk ka njė pėrgjigje.

Kurthi
Askush, madje dhe ajo nuk e di vetė se si u mashtrua dhe u fut nė kurth nga ish-i dashuri i saj. Ajo ėshtė njė vajzė nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme, ndėrsa ish-i dashuri, njė djalė 19-vjeēar, po nga ky qytet. Kishte gati njė vit qė ishin njohur dhe kishin njė lidhje tė rregullt. Para 3 muajsh vajza vendos qė ta ndėrpresė lidhjen me djalin dhe pėr kėtė kishte shkruar dhe tek njė gazetė e pėrjavshme, kryesisht qė lexohet nga femrat, ku cilėn shkruajnė dhjetėra njerėz, duke treguar dhe motivet e ndarjes sė saj. "Ndihem paksa e vetmuar, se sapo jam ndarė nga i dashuri im. Nuk e di nėse bėra mirė apo jo, por nuk duroja dot mė. Ai ishte xheloz, fanatik dhe madje ishte njė pėrdorues droge". Kėto nė mėnyrė tė pėrmbledhur ka shkruar vajza tek kjo gazetė, e cila kishte rėnė nė dorė dhe tė vetė djalit pėr tė cilin bėhej fjalė. Menjėherė pas kėsaj ai e ka takuar sėrish ish-tė dashurėn e tij dhe i ka thėnė qė do ta shikonte dhe se ai kishte pėr t'ia punuar kėtė qė i kishte bėrė dhe e kishte njollosur tek miqtė dhe shokėt e tij, tė cilėt e dinin historinė e tyre. Por mendohet se me kaq ēdo gjė u mbyll deri pėrpara 2 muajve, ku ai sėrish u kthye dhe i kėrkon vajzės tė rifillonin lidhjen, pasi ai nuk mund tė jetonte mė dot larg saj dhe tė harronin atė qė kishte ndodhur. Pas disa ditėsh hezitimi, vajza vendos tė rifillojė lidhjen, e cila pėr fat tė keq i ka sjellė dhe tė papriturėn mė tė madhe tė jetės, atė tė skandalit filmik tė publikuar vetėm pak javė mė pas rilidhjes sė saj. Vetė vajza mendon se videoja ėshtė bėrė kohėt e fundit, madje herėn e fundit qė ata tė dy kishin ndarė ēaste intime sė bashku, nė njė nga ambientet private qė ata zinin kur ishin bashkė, pa pėrmendur emrin apo vendin e tij. Rrethanat edhe ajo vetė i ka shumė konfuze, por thotė vetėm se i ka rėnė telefoni dhe ai e ka marrė, duke i thėnė se ishte njė shok. Pasi ai e ka mbyllur mendohet tė ketė aktivizuar videon, e cila zgjaste rreth 25 sekonda. Asgjė nuk i ka thėnė pėr kėtė gjė tė dashurės sė tij dhe as mė vonė. Ata sėrish janė ndarė, por kėsaj here me dėshirėn e djalit, i cili nuk i ka shkuar mė nė takime dhe ka pėrfituar nga dobėsia e saj (pėr t'u rilidhur), qė tė hakmerrej. Njė video erotike e xhiruar nė celularin e tij tashmė ėshtė bėrė ferr pėr 16-vjeēaren A.Gj. Shumė persona e kanė marrė videon e vajzės, e cila dallohet qartė nė tė. Ata qė e njohin nuk lėnė fjalė fyese dhe diskriminuese pa thėnė pėr tė, madje do tė bėnin ēmos qė asnjė i njohur i tyre tė mos shoqėrohej me tė, ndėrsa disa tė tjerė e shohin me keqardhje historinė e vajzės dhe skandalin qė e kapur atė nė kėto momente. Shumė tė tjerė i tremben dhe ndonjė momenti dobėsie tė saj qė mund ta ēojnė paragjykimi dhe fjalėt, apo shikimet e tė tjerėve.
Pasojat qė ka lėnė publikimi i videos pėr vajzėn janė tė mėdha. Njė familje e ndarė nė mes, nė sherr dhe lot ēdo mbrėmje dhe ēdo ēaste tė ditės dhe njė njollė e madhe pėr adoleshenten dhe familjen e saj. Shoqėrinė, qė ajo kishte nuk e ka mė, edhe pse ata e dinin pėr kėtė lidhje tė saj. Pavarėsisht nga kjo, bėrja publike e njė fakti tė tillė i ka bėrė edhe njė herė dyshues rrethin shoqėror tė saj pėr atė qė duhet apo jo ta kishin mė nė mesin e tyre. Opinioni mesa duket ka qenė mė i fortė se shoqėria, pasi ajo nuk mundi ta rrėzojė atė dhe tė bėhet mbėshtetje pėr njė nga pjesėtaret e shoqėrisė, e cila kishte nevojė nė njė moment tė tillė. "Njerėzit mė largohen sa mė shikojnė, ose mė fyejnė kur kaloj nė rrugė. Shoqėria mė ėshtė shkėputur dhe nuk mė flet mė. Klasa mė ėshtė kthyer nė njė dhomė ferri, ku unė jam shėnjestra", - ėshtė shprehur ajo.
Njė prej mėsueseve tė vajzės ka thėnė se ajo nuk ishte problematike dhe me rezultate relativisht tė mira nė mėsime, por kohėt e fundit ajo ka njė rėnie tė menjėhershme nga mėsimet duke e krahasuar me vitin e parė. Madje, mėsuesit kanė kėrkuar qė tė mos publikohet emri i shkollės sė tyre pėr tė mos e njollosur atė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: 15-vjece shtatzene me 71vjecarin   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:52 am

KORĒE -Pasi ka marrė pėrgjigjen “pozitiv”, njė e mitur nga njė fshat i Korēės, ka lėnė dyert e maternitetit e i ėshtė drejtuar policisė sė Tiranės. 15-vjeēarja A.G. ka denoncuar babain e krijesės qė rritej nė barkun e saj. Ekspertėt e policisė sė Tiranės kanė mbetur jo pak tė habitur, kur pasi vajza ka deponuar se ishte mashtruar tė kryente marrėdhėnie seksuale, ka shtuar se babai i fėmijės sė saj ishte njė i moshuar 71 vjeē. Pėrgjigja e analizave e njėherazi deponimi i sė miturės nė polici, ka shokuar prindėrit e saj. Pas denoncimit tė bėrė, policia e Tiranės ėshtė nisur nė fshatin Starje tė Kolonjės dhe ka prangosur pėr “marrėdhėnie me tė mitura”, 71-vjeēarin Frederik Beqo.

NGJARJA
Pak ditė mė parė, e mitura kishte shfaqur probleme me shėndetin e saj. Vajza vinte pak e bėshme nė trup, e pėr kėtė shkak, megjithėse ajo kishte shkuar nė muajin e gjashtė tė shtatzėnisė, askush nga familja e saj nuk kishte kuptuar atė qė kishte ndodhur. Gjimnazistja e vitit tė dytė nė Ersekė, ka deponuar nė polici se kishte kryer marrėdhėnie seksuale me tė moshuarin nė muajin qershor. Por edhe pse i duheshin vetėm tre muaj pėr tė sjellė nė jetė foshnjėn e saj, as ajo vetė nuk e kishte kuptuar se ēfarė i kishte ndodhur. Vajza kishte besuar pėr shumė muaj, se ajo qė i kishte ndodhur me plakun, nuk do tė merrej vesh nga askush. Nga frika, ajo nuk i kishte treguar as nėnės sė saj. Por pak ditė mė parė, 15-vjeēarja kishte kėrkuar ndihmėn e prindėrve, pasi nuk ndihej mirė. Prindėrit e alarmuar u nisėn nė spital, fillimisht nė Korēė e mė pas edhe nė Tiranė. Bluzat e bardha konstatuan se shqetėsimet e vajzės vinin pikėrisht pėr shkak tė shtatzėnisė sė saj. “Ėshtė shtatzėnė, madje nė muajin e gjashtė”. Kėto fjalė kanė rėnė si bombė pėr familjarėt e vajzės. E rritur nė fshat dhe pa shumė njohuri nė edukatėn seksuale, vajza (tė paktėn nga deponimi i saj dhėnė nė polici), nuk e kishte kuptuar se ishte shtatzėnė.

ARRESTIMI
Pas denoncimit tė sė miturės bėrė nė policinė e Tiranės, kjo e fundit ka arrestuar nė fshatin e tij 71-vjeēarin. Burime tė policisė thanė se i moshuari nuk e ka pranuar akuzėn. Ai ka mohuar tė ketė kryer marrėdhėnie me 15-vjeēaren. Megjithatė, pritet rezultati i ADN-sė. I moshuari kishte njė dyqan ushqimor nė fshat, dhe vajza vinte gjithmonė tė blinte tek ai. Pikėrisht nė dyqan, ajo ka treguar se kishte ndodhur edhe akti seksual. Gjimnazistja ka deponuar se 71-vjeēari nuk e kishte pėrdhunuar, por se ajo ishte mashtruar prej tij. Tashmė kanė nisur hetimet pėr kėtė ngjarje tė rrallė e perverse nga ana e tė moshuarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:53 am

Gjimnazistėt, seks nė klasa e banjo.....

E nisin jetėn seksuale qė nė moshėn 15 vjeēe, ndėrsa pohojnė se nuk lėnė pa shfrytėzuar festat, mbrėmjet apo ekskursionet, pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale me partnerėt e tyre. Madje, ata pohojnė se seks kryhet edhe nė ambientet e shkollės, kryesisht nė banjo dhe nėpėr klasa. Ndėrsa kanė deklaruar se nuk mungojnė as orgjitė, kryesisht nė festa ku pėrdoret drogė. Ky ėshtė rezultati i njė sondazhi tė kryer nga FORIS nė 500 gjimnazistė tė kryeqytetit. Parlamenti Rinor ka kėrkuar qė nė kėtė situatė, Ministria e Shėndetėsisė tė planifikojė njė fond rezervė, me anėn e tė cilit tė bėhet e mundur shpėrndarja falas e kontraceptivėve nė tė gjitha shkollat e mesme tė vendit.

Sondazhi
Sondazh ėshtė zhvilluar nga qendra FORIS nė periudhėn tetor-nėntor 2007. U anketuan 500 tė rinj nga 12 gjimnazet mė tė mėdha tė Tiranės, tė moshave 16–19 vjeē. Dhe pėrgjigjet e vetė gjimnazistėve vėrtetojnė atė qė pėrflitet, pėr njė “shthurje” tė tė rinjve edhe nė ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrė se rreth 68% e femrave shprehen se do tė preferonin tė qėndronin tė virgjėra deri nė moshėn 18 vjeē, por mund tė kryenin marrėdhėnie edhe mė herėt, nėse do tė gjenin partnerin e duhur. Ndėrsa meshkujt duken se janė mė konservatorė, pasi 82 % e tyre kanė thėnė se do tė preferonin qė tė martoheshin me njė femėr tė virgjėr. Ndėrsa kanė renditur si ndėr arsyet kryesore pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale nevojėn biologjike, pėr t’u ndjerė tė rritur, pėr status (meshkujt), pėr njė hap tjetėr tė raportit, pėr tė forcuar lidhjen, por edhe pėr kuriozitet. Kėshtu, 75 % e femrave kryejnė pėr herė tė parė marrėdhėnie seksuale nė moshėn 15-16 vjeē, ndėrsa 52% e meshkujve kryejnė pėr herė tė parė marrėdhėnie seksuale nė moshėn 17-18 vjeē. Vetėm 7 % deklaron se ka informacion qė kryhet seks edhe nė ambientet e shkollės. Nė kėto raste, ambientet janė banjot dhe klasat. Rreth 63 % shprehen se mbas festave/ballove tė ndryshme, tė rinjtė kryejnė marrėdhėnie seksuale. Nė kėto raste, vendet mė tė shpeshta janė nė motel ose nė makinė. 87% e atyre qė deklarojnė se kanė kryer marrėdhėnie seksuale, pranojnė se kanė kryer marrėdhėnie gjatė ekskursioneve shkollore. Rreth 73% e tė rinjve u shprehen se nėse kanė besim tek partneri i tyre, nuk pėrdorin prezervativė. 10 % u shprehėn se pėrdornin prezervativė, por jo nė ēdo rast. 92% u shprehėn se blerja e prezervativėve ishte njė problem pėr ta (paragjykimi dhe ēmimi). Vetėm 3% e atyre qė deklaruan se kryenin marrėdhėnie, pohuan se pėrdornin pilulat si kontraceptivė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:54 am

14- vjeēarja shqiptare, seks oral nė mes tė klasės !

Seks oral nė mes tė klasės. Skena e nxehtė ėshtė regjistruar me telefon celular gjatė njė mbledhjeje tė nxėnėsve nė shkollėn e "Capriotti" nė San Benedetto tė Trontos. Duhet tė ishte vetėm njė mbledhje e zakonshme klase, por ėshtė kthyer nė njė film porno. Protagonistė janė njė vajzė shqiptare dhe njė moshatar i saj italian. Ēdo gjė ka ndodhur para shokėve dhe shoqeve tė tyre tė klasės, tė cilėt kanė filluar tė inkurajojnė dy aktorėt e rinj me britma dhe duartrokitje. Sipas filmimit, nxėnėsit e tjerė janė vendosur nė njė cep tė klasės duke ndjekur skenėn. Nė pak kohė fotot dhe vidioja kanė kaluar nė ēdo telefon tė qytetit. Presidenti i shkollės ka pezulluar pėr 15 ditė dy adoleshentėt, ndėrsa mėsohet se janė edhe gati denoncimet.Fillimis ht autoritetet u munduan tė mbanin tė fshehtė ngjarjen. Ata fillimisht u informuan nga prindėrit e disa nxėnėsve, fėmijėt e tė cilėve kishin qenė dėshmitarė tė skenės. Megjithatė edhe pse e filmuar vetėm pak ditė mė parė, brenda njė kohė tė shkurtėr ajo u pėrhap nė tė gjithė qytetin duke u kthyer edhe nė temėn e ditės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:55 am

Rrihen 2 gjimnaziste pėr njė djalė !

Dyshimet se i dashuri mund ta tradhtonte me njė tjetėr, ka provokuar sherr dhe ushtrim dhunė mes dy nxėnėseve tė dy shkollave tė mesme tė qytetit.
Maturantja Toneta Sinjari mėsohet tė ketė ushtruar dhunė fizike ndaj njė gjimnazisteje tė vitit tė parė nė njė tjetėr shkollė, pasi dyshonte se ishte lidhur me tė dashurin e saj.
Ngjarja ka ndodhur nė qytetin e Beratit, ku 18 vjeēarja, banorė e lagjes "30 Vjetori" nė kėtė qytet, ka rrahur 16 vjeēaren Aurora Veizi, sapo kjo e fundit ka dalė nga mėsimi.
Nxėnėsja e vitit tė parė nė shkollėn pedagogjike ka qenė duke dalė nga oborri i shkollės nė kohėn qė ėshtė shfaqur maturantja e shkollės "Shyqyri Lakra" e cila e ka akuzuar nxėnėsen e vitit tė parė se ishte lidhur me tė dashurin e saj dhe se duhet tė hiqte dorė nga kjo lidhje.
Kjo ka qenė arsyeja qė mes dy gjimnazisteve ka nisur sherri me fjalė, duke ia lėnė vendin mė pas dhunės.
Maturantja mėsohet tė ketė rrahur gjimnazisten me mjete rrethanore.
Burime nga vendi i ngjarjes bėnė tė ditur pėr gazetėn se, 18 vjeēarja nuk ka ngurruar tė pėrdorė mjetet tė rastėsishme, gur dhe shishe pėr tė qėlluar nė trup e kokė nxėnėsen e vitit tė parė dhe ėshtė dashur vetėm ndėrhyrja e nxėnėsve tė tjerė dhe banorėve tė lagjes periferike pėr tė mbyllur sherrin.
Ndėrkohė qė maturantja ėshtė larguar qetėsisht nga vendi i ngjarjes, 16 vjeēares i ėshtė dashur tė mbėrrijė nė spital pėr ndihmė mjekėsore.
Sipas mjekėve, vajza ėshtė paraqitur me plagė nė kokė dhe shenja dhunė nė trup dhe ka marrė ndihmėn e bluzave tė bardha.
Policia tha se ka marrė nė pyetje dy vajzat nė lidhje me ngjarjen dhe do tė presė rezultatet e njė raporti mjekėsor nė lidhje me akuzėn pėr dhunėn e ushtruar ndaj 16 vjeēares, pėr tė vendosur nėse do tė vazhdojė hetimet ndaj maturantes dhunuese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
kiara




Numri i postimeve : 9
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 8:57 am

Sherr nė konvikt, mbyt shoqen me telin e kufjeve

ELBASAN

Njė 23- vjeēare e strehuar nė konviktin e Universitetit Aleksandėr Xhuvani tė Elbasanit ka tentuar tė mbysė me telin e kufjeve, me tė cilat dėgjonte muzikė, njė tjetėr konviktore. Ngjarja ėshtė regjistruar rreth orės 23.30 nė katin e pestė tė godinės sė vajzave kur Denisa Kuka, 23 vjeē, lindur e banuese nė Lushnje, studente nė vitin e katėrt dega matematikė-fizikė nė Universitetin e Elbasanit, pas njė debati me 18- vjeēaren Malvina Toska, lindur e banuese nė Berat, studente e vitit tė parė nė degėn Cikli i Ulėt, ka reaguar dhunshėm duke tentuar ta mbysė. Debati ka nisur pėr shkak tė zhurmės sė bėrė nė korridorin e konviktit nga vajza 18- vjeēare. Kuka ka dalė nė derė dhe i ka bėrtitur asaj por kur Toska ka reaguar atėherė ka nisur edhe pėrleshja. Kuka ka kapur vajzėn pėr fyti dhe mė pas i ka lidhur telin e kufjeve nė qafė duke tentuar qė ta mbysė. Skena e llahtarshme ėshtė parė nga vajzat e konviktit, tė cilat nuk kanė ndėrhyrė nga frika se mos pėsonin tė njėjtin fat por njė prej tyre ka rendur tė lajmėrojė policinė. Ndėrhyrja e efektivave blu ka qenė shumė e shpejtė dhe efektivat me shpejtėsi janė ngjitur nė katin e pestė duke i shpėtuar jetėn 18- vjeēares. Policėt kanė tėrhequr 23- vjeēaren ndėrsa Toska ėshtė gjetur nė gjendje tepėr tė rėndė. Vajza ishte nė gjendje tė fikėti dhe menjėherė ėshtė transportuar pėr nė spital. Gjatė rrugės njė prej efektivave tė policisė ka vėnė re qė ajo nuk merrte frymė dhe i ka bėrė frymėmarrje artificiale. Kjo i ka shpėtuar jetėn vajzės 18- vjeēare nga Lushnja. Ajo ka marrė mjekimet e duhura nė spital dhe mėngjesin e djeshėm ėshtė larguar drejt shtėpisė sė saj ku do tė qėndrojė pėr disa ditė. Ndėrkohė policia ka kryer arrestimin e Kukės duke e akuzuar atė pėr vrasje.

Pas ngjarjes
Shumica e vajzave dhe kujdestareve tė konviktit e kanė dėnuar tentativėn e vrasjes duke e pėrcaktuar autoren e kėtij krimi si njė vajzė jo tė keqe por qė ėshtė pak nevrike. Ato qė kanė vlerėsuar dhe parė sjelljen e vajzave kanė qenė kujdestaret. Rajmonda Kaēani, kujdestare nė sektorin ku edhe ishte strehuar Denisa Kuka thotė se ajo ishte njė vajzė e respektuar, vazhdonte shkollėn dhe nuk e kupton kėtė veprim kaq tė rėndė dhe kaq tė nxituar. Ndėrsa Hajrie Behrani, kujdestare nė sektorin e vajzės sė vitit tė parė Malvina Toska, shprehet mjaft e tronditur pėr atė qė ka ndodhur. “Malvina ka ardhur prej pak kohėsh nė konvikt dhe pėr tė kam mėsuar shumė pak por mendoj se ėshtė njė vajzė e mirė dhe se ky konflikt i lindur nuk ka ardhur pėr shkakun e saj”. Ky konflikt shqetėsoi disi tė gjithė konviktin pėr faktin se u rrezikua jeta e njė 18- vjeēareje por ne do tė marrim masa qė ngjarje tė tilla tė mos ndodhin mė”.
“Janė rreth 1300 studentė tė strehuar nė kėto godina dhe incidentet janė tė paevitueshme”

Drejtori i konviktit: Do ta pėrjashtojmė Denisa Kukėn
Drejtori i konviktit, Mustafa Shėngjini, ka konfirmuar incidentin mes studenteve dhe ka pohuar se ėshtė rastėsor. Ai e ka vlerėsuar njė grindje me motive krejt banale, e cila nuk duhet tė kishte pėrfunduar deri nė kėrcėnimin e jetės sė tjetėrės. “Vajzėn e vitit tė parė e kemi transportuar menjėherė nė spital ku edhe ka marrė ndihmėn e parė mjekėsore. Mjeku dha konfirmimin qė ajo tė dalė nga spitali dhe po vazhdon mėsimet. Ndėrkohė pėr vajzėn tjetėr po vazhdojnė veprimet strukturat pėrgjegjėse tė policisė. Ne si drejtori jemi mbledhur dhe kemi nxjerrė pėrfundimet tona nga kjo ngjarje e rėndė. Nė rast se vajza do tė kthehet atėherė drejtoria do tė marrė masa pėr prishjen e kontratės me tė duke e pėrjashtuar nga konvikti. Kjo masė do tė ndiqet edhe nga masa tė tjera me qėllim rritjen e sigurisė dhe forcimin e disiplinės. Ne kemi strukturat tona si rojet policia dhe kujdestarėt pėr tė administruar konviktet por janė 1300 studentė tė strehuar nė kėto godina dhe incidentet janė tė paevitueshme”,- tha drejtori Shėngjini. B.N
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ana




Numri i postimeve : 2
Registration date : 07/09/2008

informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitimeSun Sep 14, 2008 9:00 am

WAAAAAAAAAAAAAAAAA CFAR BEHET PFFFFFFFFFFFFFFF Shocked Shocked
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





informacione te ndryshme Empty
MesazhTitulli: Re: informacione te ndryshme   informacione te ndryshme Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
informacione te ndryshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzik & Video te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kuriozitete-
Kėrce tek: